Gjakova
Shkronjat

Drejtoria për kulturë, rini, dhe sport në komunën e Gjakovës është në fazën finale të përgatittjeve për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Një simbolikë e veqantë e kësaj feste është edhe kjo ikonë me hashtagin zyrtar #kosova10 me rreth 8 metra gjatësi dhe rreth 1.5 metra lartësi, e cila është vendosur në 10 komuna të Kosovës, ndër to edhe në qytetin e Gjakovës. Ndërsa, për të dhënë më shumë detaje rreth aktiviteteve kulturore dhe sportive në këtë komunë duke filluar nga dita e sotme, drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport, Saranda Hyseni, mbajti këtë konferencë për media.

Hyseni ka thënë se të gjitha këto aktivitete atraktive janë të hapura për të gjithë qytetarët e Gjakovës.

Aktiviteti i parë që do të mbahet për nder të dhjetë-vjetorit të pavarësisë është Koncerti Kamertal – Ansambli Kamertal Gjakovë që do të shfaqet sonte në shkollën e muzikës “Prenik Jakova” nga ora 19:00./Tv Syri Vision/