Gjakova
Shkronjat

Klubi i Volejbollit “Vëllaznimi” në kategorinë e meshkujve është riaktivizuar që dy vite, ndërsa ai e femrave u themelua për herë të parë që një vit.

Aktualisht, ekipi i lojtarëve të këtij klubi po angazhohen në fazën përgatitore të stërvitjeve. Kryetari i Vëllaznimit, njëkohësisht trajner, Blend Haxhikadrija, tregon se ata nuk janë ndalur me stërvitje të vazhdueshme edhe gjatë periudhës së pushimeve.  Për më tepër ata zhvilluan edhe disa ndeshje miqësore, në mënyrë që t’i afrohen  superligës së Kosovës në Volejboll.

Se janë entuziastë për sukseset që do të arrijnë në të ardhmen si klub u shprehën edhe volejbollistët e Vëllaznimit.

Një lajm i mirë për të ardhmen e Gjakovës në sportin e volejbollit, është edhe rithemelimi i shkollës së volejbollit.

Kryetari i klubit ka apeluar tek të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e shkollës së voljebollit, që të lajmërohen në numrat e tyre zyrtarë ose në emailin e klubit Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Ushtrimet organizohen në paslestrën e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”./Tv Syri Vision/