Gjakova
Shkronjat

Përfaqësuese të Organizatës joqeveritare “Save the Children” dhe të donatorit MACP erdhën në Gjakovë. Ato vizituan hapësirat e shoqatës Handikos dhe u takuan me fëmijët me aftësi të kufizuara ku patën mundësinë të shohin nga afër aktivitetin që ata po e zhvillonin e që ishin krijimet artistike.

Të shoqëruara nga drejtoresha e shoqatës HANDIKOS, Brilanta Ballata dhe drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Adelina Shehu-Kola, ato vizitën e vazhduan edhe në objektin e ri të qendrës për persona me aftësi të kufizuara. Qëllimi i kësaj vizite ishte inspektimi i punimeve të cilat janë bërë si dhe vlerësimi projektit i cili është i vetmi në Kosovë.

Përfaqësueset e organizatës “Save the Children” u njoftuan edhe për shërbimet të cilat do të ofrohen në këtë qendër.

Nga ana tjetër drejtoresha Adelina Shehu-Kola tha se kuvendi komunal do të vazhdojë bashkpunimin me organizatën “Save the Children” si dhe me shoqatën Handikos.Ndërtimi i kësaj qendren kap vlerën e investimit rreth 270 mijë euro si dhe pritet që në fund të muajit mars të bëhet inaugurimi i saj.

 

Ndërtimi i qendrës për persona me aftësi të kufizuara është projekt nga i cili po implementohet në pesë shtete të tjera e në mesin e tyre është edhe Kosova. E përfituese e këtij projekti ishte komuna e Gjakovës e cila me hapjen e kësaj qendre do të ju ofrojë mundësi dhe kushte më të mira personave me aftësi të kufizuara./TV Syri Vision/