Gjakova
Shkronjat

Pas promovimit të librit në Tiranë, shkrimtarja gjakovare Vjollca Kuqi vendosi që ta promovojë atë edhe në vendlindjen e saj në Gjakovë. Sot në sallën e bibliotekës “Ibrahim Rogova” u bë promovimi i romanit “Midis dy kohëve”, i cili është një prozë në formë ditari bashkohorë .

Të pranishëm në këtë promovim ishin shkrimtarë, kritikë dhe studiues, nga Shqipëria e Kosova, profesorë dhe nxënës të shkollave të mesme të komunës së Gjakovës si dhe miq e familjarë.Me këtë rast për vlerën e librit folën bashkëpunëtorët e autores.

 E krejt në fund shkrimtarja Vjollca Kuqi foli rreth motiveve që e shtynë të shkruante atë në formën e një ditari.

 Kritikët dhe studiuesit e krijimtarisë shqiptare  e mirëpritën këtë libër duke e vlerësuar si të suksesshëm ekspertimentin e kalimit nga poezia në prozën e gjatë të Vjollca Kuqit, duke e vlerësuar atë si një prozatore të së ardhmes si dhe kritika e ka cilësuar  Vjollcën si një Ana Frank të kohëve moderen. Tashmë dashamirët e fjalës së shkruar do ta kenë në duar roman e ri “Midis dy kohëve” i cili ka  një struktur të hapur që i jep modernitet./TV Syri Vision/