Gjakova
Shkronjat

Fotografi gjakovar Shkelzen Rexha  është dëshmuar për vite me radhë si fotograf I cili ka arritur të rrëmbej qmime të ndryshme ndërkombëtare, e shpeshëherë edhe ato më kryesoret. Të shumta janë ekspozitat që ai I ka realizuar si në Kosovë, Shqipëri dhe shtete të tjera.

Por kësaj radhe ai në nderë të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës do ta hap ekspozitë të përbërë më dhjetë fotografi të ndryshme në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekspozita është e titulluar “Breathing New Life” që në shqip I bie  “Frymarrje për një jetë të re” që synon të forcojë dhe zgjerojë marrëdhëniet sociale dhe kulturore ndërmjet të SHBA-ve dhe Kosovës. Në mesin e fotografive të cilat do të ekspozohen në New York do të jetë edhe ajo e muzeut etnografik të Gjakovës, fotografi të bukurive natyrore siq është Rorova e Pejës dhe fotografi të monumenteve kulturore. Përmes kësaj ekspozite fotografi gjakovar do të jep një kontribut të madh, që Kosova të njihet më shumë dhe që të zbulohen thesaret e saj.

 

Dihet që kjo nuk është hera e parë që Shkelzen Rexha prezanton bukuritë e Kosovës anë e kënd Evropës dhe më gjerë. Ekspozita do të jetë e hapur nga 13 deri me 16 shkurt.Padyshim që për të kjo ekspozitë është një motivim shtesë për të vazhduar me profesionin e fotografit./TV Syri Vision/