Gjakova
Shkronjat

Vajzat e klubit të hendbollit “Shqiponja” kanë filluar fazen përgaditore të stërvitjeve. Për të pasur rezultate pozitive hendbollistet po vazhdojnë me stërvitjet e tyre të fzaës fizike,  për të cilat po përkujdesen trajnerët Mahmut Sadiku dhe Nexhdet Dobroshi.

Kampionati fillon me 24 shkurt dhe për këtë janë duke bërë përgatitje intezive, por edhe me punën e trajnerëve do të mundohen të tregojnë suksese.

Klubi Shqiponja për momentin qëndron në vendin e dytë në tabel dhe është duke u përgatitur për lojërat që do ta presin në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll.

Nga ana tjetër henbollistet thanë se do të mundohen që në këtë sezon të tregojnë rezultate pozitive.

 

Për të parë nga afër se si po shkojnë stërvitjet ishte edhe kryetari I klubit Skender Alija i cili u shpreh se vajzat janë duke i bërë të gjitha përgatitjet që klubi të jetë në nivel më të mirë dhe i gatshëm për çdo sfidë. Në këtë muaj Shqiponja do të ndeshet me Kosovësn e Vushtrisë dhe me Vëllaznimin, ndësra në muajin Mars do të takohet me Dritën dhe Samadragjen. Pas ndeshjeve të kampionatit do të zhvillohen ndeshjet në kuadër të play off-it./TV Syri Vision/