Gjakova
Shkronjat

Ish nxënës dhe nxënës të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë mbrëmë shfaqën një koncert kamertal. Vepra të ndryshme muzikore u intepretuan nga anëtarët e Ansamblit Kamertal.

Por pjesëmarrës në këtë koncert ishin edhe artistë të huaj në mesin e tyre ishte edhe profesori dhe kitaristi nga Bazelli, Christian Reichert. Ai tha se kjo nuk është hera e parë që mban një koncert në Gjakovë dhe cdo herë me shumë kënaqësi performon këtu." Tri vite më parë unë isha këtu me orkestrën nga Bazeli dhe kemi pasur një bashkpunim me orkestrën këtu. Me këtë rast kam takuar shumë njerëz, Dorothean dhe të tjerët të cilët janë të përfshiorë në organizimet që bënë kjo shkollë. E kemi ndihmuar një tjetrin dhe kemi krijuar gjëra të bukura së bashku kështu që më kanë kërkuar që të vi prap këtu dhe të mbaj master klasë me orkestrën në këtë koncert të bukur të Mozartit".

Ai e vlerëson shkollën e muzikës dhe e cilëson atë të njejtë me shkollat tjera evropiane.

"Shkolla po ecën shumë mirë, po krijojnë gjëra të bukura dhe po shoh  talent dhe kitaristë të cilët kanë përparuar shumë.Njoh shumë shkolla në Gjermani dhe Zvicër dhe asnjera prej tyre nuk është e ndërtuar si kjo shkollë. Një objekt me klasë shumë të mira dhe atmosferë këtu është shumë e mirë".

E xënësit e shkollës ë muzikës thanë se janë munduar që të tregojnë anagazhim në mënyrë që kuy koncert të pëlqehet dhe vlerësohet nga ana e publikut .

 

Ky koncert  I cili u organizua nga Dorothea Fankhauser dhe Pëllumb Vula në të cilën u luajtën pjesë nga Sibelius, Mendelson, Piaxola etj, u mbajt në kuadër të ditëve festive të dhjetë vjetorit të  Pavarësisë së Kosovës./TV Syri Vision/