Gjakova
Shkronjat

Ministria e finanacave për vitin 2018  ka planifikuar të hyra buxhetore për komunën e Gjakovës rreth 3 milionë e 141 mijë e 143 euro, kështu ka deklaruar drejtori I këtij dikasteri pran kuvendit komunal, Durim Halilaj.

Sipas raportit financiar për muajin Janar komuna e Gjakovës ka realizuar të hyra vetanake rreth 75 % më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Janë marrë masa për të rregulluar cdo sfidë dhe për të arritur synimin e përbashkët I cili është tejkalimi I planifikimit vjetor tha Halilaj.

Ai përmendi edhe disa nga sfidat që e presin drejtorinë për buxhet dhe financa.

Sipas raportit mujor është drejtoria e urbanizmit dhe ajo për buxhet dhe financa përmes tatimit në pronë dhe taksave të tjera që kanë tejkaluar planifikimin buxhetor në një shumë më të madhe esa ajo që është e planifikuar. Drejtori për Buxhet dhe Finaca  shtoi se shumë projekte të cilat janë realizuar dhe priten të realizohen në komunën e Gjakovës vijnë si rrjedhojë e mbështetjes nga qeveria e Kosovës./TV Syri Vision/