Gjakova
Shkronjat

Në kuadër te agjendës zyrtare e cila u organizua nga Drejtoria për kulturë në Gjakovë në shënim të 10 vjetorit të pavarësisë u mbajt edhe një debat i hapur me temë “Perspektiva e rinise 10 vite pas pavarësisë”.

Ky debat i organizuar nga Keshilli i Veprimit  Rinor Lokal kishte për qellim trajtimin e problemeve me të cilat preokupohet rinia ne ditët e sotme.

Pjesë e panelit diskutues ishin edhe përfaqesuese nga pushteti lokal dhe qëndror të cilat u shprehën që ndjejnë peshën e përgjegjësisë ne sektorin e rinisë.

Emrah Cermjani përfaqesues i  OJQ “Roma in action” u shpreh se gjatë viteve të fundit rinia e komuniteti rom, ashkali dhe egjiptias ka pasur progres.

Aktiviteti  i radhës i organizuar nga KVRL do te jetë ndezja e qirinjëve te dielën në perkujtim të të pagjeturëve./Tv Syri Vision/