Gjakova
Shkronjat

Klubi i Hendbollit “Vëllaznimi” ka zhvilluar ndeshje miqësore me nënkampionin aktual të Kosovës në Hendboll, Prishtinën.

Kjo lojë, në përgjithësi është dominuar nga hendbollistët e Prishtinës. të cilët edhe fituan këtë ndeshje me rezultat bindës 42 me 26. Trajneri i klubit gjakovar, Benon Brahushi, ka deklaruae se kjo ndeshje ka nxejrrë në pah mangësitë kondicionale të lojtarëve, por edhe potencialin e tyre për të ardhmen nëse vazhdojnë të punojnë me ritmin aktual.

Optimistë se do të korrin suksese në ndeshjet e radhës, janë shprehur lojtarët e Kluit Hendbollistik “Vëllaznimi”.

Klubi ka falënderuar publikun prezent në sallë por edhe tifozët kuq e zi për përkrahjen./Tv Syri Vision/