Gjakova
Shkronjat

Ashtu sic edhe u planifikua, në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, është zhvilluar ndeshja miqësore në mes të vajzave të përfaqësueses së Kosovës në Volejboll dhe atyre nga Shqipëria.

Edhepse kjo lojë kishte karakter festiv për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, vajzat e të dyja vendeve treguan një lojë mjaft cilësore. Megjithatë fituese në të trija setet doli përfaqësuesja e Shqipërisë.

Të kënaqura me lojën e zhvilluar në Gjakovë, por edhe rezultatin u shprehën edhe volejbollistet e të dyja vendeve.

Në fund Federata e Kosovës në Volejboll ka ndarë kupën për përfaqësuesen e Shqipërisë. Ndërsa drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport në Gjakovë ka ndarë mirënjohje për të dy përfaqësueset, konkretisht kapitenet e tyre./Tv Syri Vision/