Gjakova
Shkronjat

Me këndimin e himnit kombëtar, e nisën aktvitetin e tyre për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Anëtarët e klubit të sportit taekwondo në Gjakovë mbajtën këtë turne individual për të shënuar në mënyrë simbolike këtë festë. Për të parë nga afër performancën e tyre, erdhën edhe përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë, Rini, dhe Sport në komunën e Gjakovës. E udhëheqësja e këtij dikasteri, Saranda Hyseni, ka uruar që këta fëmijë të jenë fitues të çmimeve si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Këtë aktivitet e ka nderuar me pjesëmarrje edhe mjeshtri korean në taekwondo, i cili njihet si Joshua.

Të gjitha performancat e fëmijëve të këtij klubi, u prezantuan nga trajneri Dervish Delijaj.

Klubi i taekwondos “Dearti” ka ndarë mirënjohje për mjeshtrin korean të këtij sporti. Ndërsa, drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport, Saranda Hyseni dhuroi mirënjohje për më të rinjtë e këtij klubi, Edenën dhe Tiarën. E krejt në fund ata kishin përgatitur një performancë nga seriali “O sa mirë” për mysafirët, në mesin e të cilëve ishte edhe aktori i njohur Edi Kastrati.