Gjakova
Shkronjat

Fabrika e tekstilit “Intertex” në Gjakovë merret me prodhimin e mbulesave të veturave por edhe cantave për marka të njohura botërore që nga viti 2015.

Gjatë kësaj kohe, përveq punëve të tjera, kjo kompani i ka qëndruar pranë edhe klubit të hendbollit “Vëllaznimi”, duke e financuar. Një mision të tillë, pronari i kësaj fabrike, Valon Lluka, ka thënë se do ta vazhdojnë, e sidomos tash me projektin e prezantuar nga kryesia e re e klubit.

Një gjest të tillë e ka vlerësuar lartë kryesia e këtij klubi, të cilët edhe kanë vizituar të gjitha sektoret e fabrikës së tekstilit “Intertex”.

Lluka është shprehur se ky klub do të mbështetjen e tyre edhe në të ardhmen./Tv Syri Vision/