Gjakova
Shkronjat

Anëtarët e komitetit për politikë dhe financa sot kanë mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit. Diskutuan dhe shqyrtuan këkresa të ndryshme, mirëpo ajo për të cilën u fol gjërë e gjatë ishte propozimi për revokimin e vendimit të kuvendit të komunës së Gjakovës të datës 25 nëntor të vitit 2016 për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Gjakovës.

Pas një diskutimi të gjatë kjo pikë me shumicë votash nuk kaloi për asamblenë komunale dhe sipas kryesuesit Anton Shala mbetet që në bashkpunim me kryetarin e komunës Ardian Gjini kjo qeshtje të diskutohet.

Nga ana tjetër drejtoresha për kulturë rini dhe sport Saranda Hyseni paraqiti kërkesën e KFC “Vëllaznimi” për ndarjen e subvencioneve prej një shume në vlerë prej 45 mijë euro. Kjo kërkesë me shumicë votash kaloi mirëpo u kërkua nga anëtarët që deri në mbledhjen e asamblesë të  bëhet raporti I procedurës së si do të të bëhet subvencionimi I klubit.

Me shumicë votash kaloi edhe pika për formimin e kominsionit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale.

 

Në mesin e pikave të rendit  të ditës të cilat u diskutuan dhe u votuan për shqyrtim në asamblenë komunale  ishin themelimi I këshillit komunal për siguri në bashkësi në komunën e Gjakovës, shqyrtimi I kërkesave të tre fermerëve  Xhevdet Morina, Abedin Gashi dhe Faza Sadrija për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë jo bujqësore, pastaj u shqyrtua kërkesa për formimin e komitetit komunal pë shndërrimin e tokës bujqësore në tokë jo bujqësore, si dhe  u diksutua edhe për planin lokal të vepritmit për përfshirjen e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në komunën e Gjakovës si dhe pika të ndryshme.E krejt në fund anëtarët si Bekim Ermeni, Diana Qarkagjia, Agon Batusha dhe Bekim Jupa kërkuan që të përgatiten dhe të publikohen plani I veprimit të punës së zyrës së kryesuesit dhe plani I veprimit të punës së zyrës së kryetarit si dhe të gjitha drejtorive përkatëse.Poashtu ata kërkua edhe punlikimin e raportit financiar të buxhetit të komunës si dhe borxheve të trashëguara nga qeverisja e kaluar./TV Syri Vision/