Gjakova
Shkronjat

Ishte asamblea komunale e cila me 23 shtator 2015 me shumicë votash kishte miratuar kërkesën për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për raste sociale. Ky vendim I asaj kohe I cili kishte filluar të ekzekutohet ka përfunduar së ekzekutuari deri në momentin kur është nxjerrë vendimi tjetër I datës 2 dhjetor të viti 2016, I cili është ekzekutuar që nga janari I vitit 2017 .

Ky vendim kishte paraparë mbulimin e shpenzimeve të varrimit të gjithë qytetarëve të komunës së Gjakovës në vlerë prej 180 euro. Mirëpo kjo qështje u diskutua edhe sot në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa, ku u kërkua revokimi I këtij vendimi të kuvendit komunal. Sipas  drejtorit për shërbime publike Shkumbin Kastrati gjatë verifikimit të buxhetit për vitin 2018 janë ndarë  rreth 22 mijë e 500 euro për subvnencionime të natyrës së tillë, shumë kjo e pa mjaftueshme për mbulimin e kërkesave të grumbulluara ndër vite.

Mirëpo sipas Kastratit në konsultim me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është menduar që të rikthehet vendimi I vjetër I asamblesë komunale për kompensimin e varrimit për rastet sociale dhe për kategoritë tjera të nevojave të cilat përcaktohen me ligj.

 Kastrati tha se mbetet që ky vendim të rishqyrtohet edhe një herë në konsultim me kryetarin Gjini se si do të veprohet  më tutje. Sipas tij janë dy alternative, ose të shkohet në asamble komunale direkt  me kërkesë të kryetarit ose të sigurohen rreth 200 mijë euro mjete të bartura të  vitit të kaular në këtë kod buxhetor për përmbushjen e obligimeve ndaj qytetarëve./TV Syri Vision/