Gjakova
Shkronjat

Në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës homazhe bënë edhe përfaqësues të partive politike në Gjakovë.

Kryetari I Alternativës,  Gurakuq Dorbuna së bashku me strukturën e kësaj partie bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve.Ata u pritën edhe nga familjarët e dëshmorëve të cilët ranë për lirinë e vendit.

Në këtë ditë homazhe bënë edhe përfaqësues të partisë demorkatike të kosovës dega në Gjakovë. Kryetari I kësaj partie Hajdar Beqa I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij bënë homazhe tek busti I heroit të kombit Agron Rama.

Edhe përfaqësues të partisë politike Nisma për Kosovën dega në Gjakovë të udhëhequr nga kryetari Fazli Hoxha bënë homazhe tek memoriali “Shokët e Lirisë” në qendër të qytetit.

Në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës u tha se dëshmorët dhe të rënët e lirisë do të nderohen gjithmonë sepse ata janë arsyeja që ne sot festojmë dhe e gëzojmë lirinë e vendit./TV Syri Vision./