Gjakova
Shkronjat

Ky mural i punuar nga arkitekti Flamur Boshnjaku, përmban emrat e të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite në teatrin e qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë.

Shpalosja e tij është bërë pikërisht sot në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës, në praninë e shumë artistëve gjakovarë, por edhe përfaqësuesve të kuvendit komunal të Gjakovës. Në Këtë mënyrë është shënuar poashtu përvejtori i 40-të i themelimit të këtij institucioni kulturor.

I lumtur për finalizmin e këtij projekti është shprehur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ndërsa për ata që kontribuan ndër vite në këtë teatër, ky moment ishte tejet emocionues.

Detaje rreth këtij projekti ka dhënë arkitekti Flamur Boshnjaku.

Kastrati dhe Boshnjaku kanë thënë se këtij murali mund t’i mungojnë edhe emra apo detaje të tjera, por që sipas tyre ka vend për të përmirësuar./Tv Syri Vision/