Gjakova
Shkronjat

Kuvendi komunal I Gjakovës sot ka mbajtur  një senacë solemne me rastin e përvjetorit të dhjetë  jubilar të pavarësisë së Kosovës.

Hapjen e kësaj seance e bëri kryesuesi Anton Shala I cili tha se jemi mbledhur për të shënuar festën e pavarësisë dhe për të kujtuar  kontributin e gjithë atyre që dhanë jetën për liri.Të pranishëm në këtë seancë ishin drejtorë të dikastereve komunale, zyrtarë e asambleistë të kuvendit komunal, përgaqësues të partive politike, përfaqësues të institucioneve. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Kryetari Gjini përmendi edhe dy pika referente të cilat sipas tij duhet ti kemi parasysh.

Por ai fjalimin e përfundoj duke përmendur edhe disa projekte për Gjakovën.

Ndër të tjera u tha se  duhet të ndihemi krenar për shtetin tonë  I cili shënoi 10 vite pavarësi. Gjeneratat e ardhshme duhet të festojnë dhe  ta jetësojnë lirinë, ndërsa institucionet shtetërore duhet të punojnë për një shtet demokratik, për një mirëqenie dhe prosperitet për qytetarët e Kosovës./TV Syri Vision/