Gjakova
Shkronjat

Mbrëmë në sallën e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë është mbajtur koncert për nder të pavarësisë së Kosovës.

Kori dhe orkestra e këtij insititucioni nisi këtë mbrëmje me këndimin e himnit të shtetit tonë, por edhe atë kombëtar. E ata të cilët u bënë pjesë e këtij koncerti, u shprehën të kënaqur me pritjen që u bëri publiku prezent në sallë.

Pjesëtarët e orkestrës por edhe ata të korit thanë se për ta ishte një kënaqësi e veqantë të punojnë për koncertin e përvjetorit të dhjetë të pavarësisë. Një ndihmesë e madhe ishte bashkëpunimi që patën mes vete por edhe me profesorët.

Koncerti i shfaqur nga nxënësit por edhe ish-nxënësit e kësaj shkolle është duartrokitur nga publiku në sallë./Tv Syri Vision/