Gjakova
Shkronjat

Këshilli I Veprimit Rinor Lokal në hapësirën e parkut të qytetit mbrëmë organizoi ndezjen e qirinjëve, simbolikë kjo e dedikuar për të pagjeturit e komunës së Gjakovës.

E kësaj iniciative iu bashkuan edhe qyetarë të komunës së Gjakovës dhe familjarë të të pagjeturve. Anëtarët e KVRL-së thanë se përmes këtij aktiviteti ata kanë dashur që simbolikisht të kujtojnë 35 të pagjeturit e komunës së Gjakovës.

Këtij aktiviteti simbolik iu bashkëngjit edhe kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini.

Nga ana tjetër përfaqësues të shoqatës “Thirrjet e Nënave” thanë se ka edhe shumë familje që ende nuk dijnë për fatin e më të dashurve të tyre dhe presim që institucionet përgjegjëse të punojnë më shumë për këtë qështje.

 

Ishin gjithësej 35 qirinjë të cilët u ngritën në qiellin e qytetit të Gjakovës. Numër ky që përkon me 35 të pagjetur të këtij qyteti I cili dha shumë për lirinë e vendit.Përndryshe ky ishte aktiviteti i fundit i KVRL-GjK në bashkpunim me DKRS-në, për shënimin e 10 vetorit të pavarsisë..TV Syri Vision/