Gjakova
Shkronjat

Mbrëmja filloj me valle popullore të luajtur nga ansambli I valleve të qytetit. Qytetarët të shumtë të komunës së Gjakovës mbrëmë festuan në qendër të qytetit 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Nën organizimin e drejtorisë për kulturë rini dhe sport është mbajtur koncerti festiv qëndror në nderë të kësaj feste. Gërshëtimi I muzikës popullore me atë moderne ë bënë këtë mbrëmje më të veqantë. Për publikun gajkovarë performuan këngëtarët si Edi Ermeni. Jeton Cërmjani dhe Kati Zhubi të cilët krijuan një atsmoferë festive.Në këtë koncert të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunal të cilët dolën të festojnë së bashku me qytetarët. Të pranishmëve me një urim përshëndetës iu drejtua edhe kryetari I komunës Ardian Gjini.

Qytetarët të cilët kishin ardhur për të ndjekur nga afër këtë concert thanë se është kënaqësi që 10-të vjetorin e pavarësisë ta festojmë të gjithë së bashku.

 

Në këtë mbremje nuk munguan edhe fishekzjarret të cilat për një kohë të gjatë ndriquan qiellin dhe e bënë më madhështore festën. Për më shumë se një orë publiku gjakovar pati mundësinë që të argëtohet me muzikë të ndryshme nga DJ më të mirë gjakovar si Artili, Altin Boshnjaku dhe Shendi./TV Syri Vision/