Gjakova
Shkronjat

Gra të komuniteteve rom, ashkalinj, dhe egjiptas kanë filluar të vetëdijësohen për raportimin e dhunës në familje.

Megjithatë, pjesëtarë të shoqërisë civile por edhe gazetarë mendojnë se ende duhet punë në procesin e vetëdijësimit të tyre për të raportuar këtë fenomen tek institucionet relevante.

Këto komente janë dhënë gjatë një punëtorie të mbajtur me të rinj të kësaj komune, e cila është zhvilluar në kuadër të projektit “Përkrahje për zhvillim të kapaciteteve të grave romë, ashkalinj dhe egjiptas të Kosovës” që po implementohet nga Rrjeti i organizatave të grave rome, ashkali, dhe egjiptae të Kosovës.

Në kuadër të projektit do të zhvillohen 6 punëtori si kjo.

Projekti në fjalë financohet nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe ministria e punëve të jashtme të Danimarkës./Tv Syri Vision/