Gjakova
Shkronjat

Pritet që në këtë vit të fillojnë punimet për ndërtimin e ngrohtores së re të qytetit.Sipas drejtorit për shërbime publike Shkumbin Kastratit  ka kaluar faza e pakualifikimit të kompanive.

Kuvendi komunal një pjesë të punëve I ka kryerë me ndërtimin e segmentit të rrugës Petro Nini Luarasi si dhe urës ndërsa ka ngelur pa përfunduar edhe një segment tjetër me gjatësi rreth 500 metra I cili qon në lokacionin e ngrohtores së re, segment ky I cili është kriter për këtë projekt.

Ai tha se me përfundimin e këtij segmenti rrugor kuvendi komunal I përfundon obligimet ligjore karshi Komisionit Evropian.

 

Kastrai tha se poashtu është bërë edhe vlerësimi i pronës nga AKP-ja për shpronësim  dhe pritet që brenda 30 apo 40 ditëve të përfundohet edhe rruga e cila është obligimi fundit I kuvendit komunal ndaj Komisionit Evropian për realizimin e projektit të ngrohtorës së re të qytetit..TV Syri Vision/