Gjakova
Shkronjat

Autoriteti pyjor komunal në vitin 2017 në komunën e Gjakovës ka konfiskuar nga prerjet ilegale rreth 75 metër kub drurë zjarri. Ndërsa  pylltarët kanë ngritur rreth 479 padi në gjykatën komunale për prerje ilegale të pyjeve.

Gjithë kjo sasi e drunjëve është konfiskuar nga personat të cilët kanë bërë prerje ilegale të pyjeve. Autoriteti Pyjor Komunal  në bashkpunim me organet tjera gjegjëse në vitin 2017 ka konfiskuar nga prerjet ilegale rreth 75 metër kub drurë zjarri. Zyrtarë të këtij dikasteri thonë se në komunën është duke u punuar në parandalimin e kësaj dukurie.

Hasanaj tha se në vitin 2017 kanë qenë rreth 479 fletëparaqitje si për kundërvatje ashtu edhe penale. Por sipas tij për dallim prej viteve paraprake në vitin 2017 ka pasur rënie të këtyre rasteve.

 

Në komunën e Gjakovës shumica e territorit është e mbuluar me pyje, vetëm në sektorin publik janë diku rreth 18 mijë hektarë pyje. Autoriteti pyjor komunal pranë drejtorisë së bujqësisë pylltarisë dhe zhvillimit rural  si cdo vit edhe këtë vit angazhohet në mbrojtjen  e pyjeve nga prerjet ilegale apo zjarret pyjore. Ata apelojnë tek qytetarët që të dijnë rëndësinë e pyjeve, mos ti degradojnë por ti mbrojnë ato. /TV Syri Vision/