Gjakova
Shkronjat

Klubi basketbollistik i vajzave “Vëllaznimi” po rend pas sukseseve edhe këtë sezonë. Aktualisht janë në gjysmëfinale dhe pretendojnë për titull.Trajneri I këtij klubi është I kënaqur me interesimin qe kanë grupmoshat e ndryshme për këtë sport.

Mungesa e sponzorëve dhe përkrahja nga institucionet shfaqet si pengesë për arritjen e synimeve të këtij klubi gjë për të cilën trajneri I po këtij klubi apelon për përkrahje.

Të kënaqura shprehen edhe vajzat e këtij klubi të cilat e konsiderojnë më shumë se hobi basketbollin dhe kanë synime që në te ardhmen do të jenë lojtare të suksesshme.

 

Vlen të përmendet që ky është klubi I vetëm për vajza në Gjakovë i cili cdo vit sjell suksese të reja.