Gjakova
Shkronjat

Gjakova ishte destinacioni i radhës për promovimin e dokumentarit “Një jetë me hendbollin” dedikuar Mexhit Devajës, njeriut i cili dha një kontrbut të madh për ndërkombëtarizimin e këtij sporti. Autor i këtij projekti është gazetari gjakovar Artan Muhaxhiri, i cili së bashku me bashkëpunëtorë punoi gati tri vite për reazlimin e tij.

Përmes këtij dokumentari rrëfehet rrugëtimi i ish-kryetarit të Federatës së Hendbollit Kosovar, Mexhit Devaja për njohjen e hendbollit kosovar në arenën ndërkombëtare. Ky njeri sipas autorit, arriti që dy armiq malazez të Kosovës t’i kthejë në miq të këtij shteti.

Në promovimin e këtij dokumentari në Gjakovë erdhën përfaqësues nga Federata të sportit, Komiteti Olimpik, zyrtarë nga Ministria për Kulturë, Rini, dhe Sport, si dhe ata nga kuvendi komunal i Gjakovës.

Devaja ka qenë poashtu anëtar i bordit të komitetit olimpik të Kosovës, e aktualisht është kryetar nderi i federatës së hendbollit kosovar. Autori Artan Muhaxhiri ka falënderuar të gjithë ata që mbështetën këtë projekt, përfshirë këtu edhe ata që ndihmuan në promovimin e dokumentarit në vendlindjen e tij në Gjakovë. Ky aktivitet sportiv është transmetuar drejtëpërdrejtë në Tv Syri Vision./Tv Syri Vision/