Gjakova
Shkronjat

Klubi i volejbollit “Vëllaznimi” ka arritur marrëveshje me trajnerin Petrit Shpata nga Shqipëria i cili do të punojë edhe me akademinë e klubit.Sipas kryesisë synimet e klubit janë superliga dhe  përfaqësimi dinjitoz në kupën e Republikës së Kosovës.

Ky është Petrit Shpata I cili tashmë është bërë pjesë e klubit të volejbollit “Vëllaznimi”. Ai së fundmi ka nënshkruar marrëveshje me klubin gjakovar si trajner. Shpata ka një përvojë 31 vjeçare në volejboll dhe ka punuar me klube të ndryshme siç janë Studenti, Farka Volej, Partizani, Dinamo, Aulona Volej, Barleti Volej si dhe me Kombëtaren.Ai na tregoi se objektivat kryesore janë superliga dhe përfaqësimi dinjitoz në kupën e Republikës së Kosovës.

Ai tha se djemtë dhe vajzat e klubit Vëllaznimi kanë një cilësi që vlerësohet shumë në sport e ajo është gjatësia.

Nga ana tjetër kryetari I klubit Blend Haxhikadrija tha se ardhja e trjanerit Shpata është fat për Vëllaznimin pasi që ai do të punojë edhe me akademinë e klubit.

 Sipas kryetarit Haxhikadrija me ardhjen e trajnerit Petrit Shpata si dhe me angazhimin e përbashkët klubi ndjehet më entuziast se kurrë dhe shpresojmë në rezultate të mira. /TV Syri Vision/