Gjakova
Shkronjat

Që nga viti 2014, Komuna e Gjakovës ka të formuar një fond zhvillimor, i cili ka të bëjë me mbështetjen e bizneseve përmes subvencioneve komunale.

Një proces i tillë ishte iniciuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, dhe përmes një propozim vendimi nga kryetarja e komunës, kishte kaluar për diskutim në Asamblenë Komunale, ku edhe ishte aprovuar. E sivjet për herë të tretë, kjo komunë ka shpallur konkurs publik për biznese që të aplikojnë për grantin dedikuar atyre, dhe I cili sivjet kap vlerën prej 70 mijë euro. Kështu ka bërë të ditur, Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë, Silvana Domi. Ajo ka folur edhe rreth kritereve që duhet plotësuar nga kandidatët.

Sipas Domit, Komuna e Gjakovës është e vetmja në Kosovë, e cila ka të themeluar një Fond të tillë për Ndërmarrje Mikro, të Vogla, dhe të Mesme. Ajo ka thënë se në këto tri vite përveq dhënies së granteve, ka pasuar edhe procesi i monitorimit të biznesve se a i kanë arritur synimet që ka ky program.

Në lidhje me këtë do të mbahet edhe një dëgjim publik.

 

Afati i fundit qër të aplikohet për këto grante komunale është 31 marsi i këtij viti. Domi ka thënë se aplikacionet mund të merren në Zyrën e Bizneseve numër 60, e cila ndodhet në objektin e Komunës së Gjakovës.