Gjakova
Shkronjat

Homazhet I filluan tek memoriali “Shokët e Lirisë” në parkun e qytetit. Udhëheqja e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Gjakovë dhe anëtarët e saj sot kanë bërë homazhe për nderë të 20-të vjetorit të Epopesë së familjes Jashari dhe ditëve të lavdishme të marsit.

Përfaqësues të OVL-UÇK-së bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule edhe në varrezat e dëshmorëve në Gjakovë,ku u priten edhe nga familjarët e dëshmorëve. Me këtë kryetari I OVL-UÇK-së, Sadri Hoxha tha se muaji mars simbolizon historinë dhe lirinë e vendit tonë.

Ata vazhduan me homazhe edhe në lokacione të ndryshme të komunës së Gjakovës, si në kompleksin memorial në Shqiponjë, tek lapidari I dëshmorëve në Bec, pastaj në kompleksin memorial në Hereq, tek busti I heroit Agron Rama, tek lapidari I dëshmorëve në Ponoshec si dhe në kompleksin memorial në Koshare./TVSyri Vision/