Gjakova
Shkronjat

Në ndeshjen që u zhvillua sot në Gjilan, Vëllaznimi pas penalltive ka mposhtur Dritën dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Pas 90 minutave lojë rezultati ishte 2:2, golat për Vëllaznimin i shënuan Henry Chebuese dhe Lek Vula. Skuadrat shkuan në vazhdime 2 herë nga 15 minuta. As vazhdimet nuk përcaktuan fituesin. Në penallti lojtarët gjakovarë ishin më të suksesshëm dhe kështu janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës. /TV Syri Viison/