Gjakova
Shkronjat

Biznesi Time Out i cili ndodhet pranë shkollave të mesme të Gjakovës, është bërë sponzor financiar i Klubit të Hendbollit “Vëllaznimi”.

Ky biznes është dakorduar me këtë klub për përkrahjen financiare të tij, e sidomos mbështetjen e projektit të propozuar nga kryesia e re. Gjatë vënies së etiketës së sponzorit prezentë ishin pjesëtarë të kryesisë së Vëllaznimit e natyrisht edhe pronarët e Fast Food-it “Time Out”./Tv Syri Vision/