Gjakova
Shkronjat

16 organizata jo-qeveritare nga e gjithë Kosova u bënë pjesë e panairit të vullnetarëve i cili u mbajt edhe në komunën e Gjakovës.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë”, e i cili po implementohet nga organizata George Wlliams Youth Association në bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim.

Vizitorët patën rastin që gjatë këtij panairi të njihen me organizata të ndryshme, e përmes tyre të njihen me mundësitë për vullnetarizëm në këto OJQ.

Këtë panair e kanë vizituar edhe zyrtarë nga Ministria për Kulturë, Rini, dhe Sport si dhe ata nga Kuvendi Komunal i Gjakovës. Ata nga ministria dhanë detaje lidhur me ligjin për vullnetarizëm i cili ka nisur të zbatohet.

Panairi i vullnetarizimit ka qëndruar i hapur për dy orë me radhë. Organizatorët kishin ftuar nxënës të shkollave të mesme të Gjakovës, por edhe studentë të Universitetit të Gjakovës, që këta të fundit të shohin nga afër përparësitë e punës vullnetare në organizata./Tv Syri Vision/