Gjakova
Shkronjat

Ish komandantët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së e patën rastin që në këtë gjykim ta pastrojnë luftën e UÇK, por këtë nuk e bënë duke zgjedhur të thonë se nuk e dimë, nuk kemi parë, nuk kemi dëgjuar”, tha Hajdari.Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.Në këtë seakcë foli edhe vëllai I Selman Binishit Nuhiu I cili tha se vëllai I tij njihej në atë zonë si njeri i mirë.Ndërsa i akuzuari tash zv kryeministër Fatmir Limaj e cilësoi odiseadë për familjet e Ramiz Hoxhës e Selman Binishit gjetjen e kryerësve të vrasjes së tyre. Limaj Shprehu Keqardhje për Vrasjet në Bellanicë. 

Ndërsa  avokati Tahir Rrecaj, gjatë seancës tha se Ramiz Hoxha e Selman Binishi nuk janë vrarë si tradhtarë .E menjëherë pas seancës avokati rrecaj u shpreh se fatmir Limaj do të dalë I pafajshëm. Propozoj që Fatmir Limaj të lirohet në mungesë të provave, sepse nuk ka prova që vërtetojnë dyshimin e arsyeshëm që Fatmir Limaj është fajtor për atë që akuzohet”, tha Rrecaj.

Këtij Gjykimi i kanë paraprirë dëshmitë e shumë dëshmitarëve, përfshirë ato të ish-anëtarëve të shtabit të UÇK-së si Azem Syla,Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe të tjerë.Aktakuza ndaj Limajt pretendon se ai ka përgjegjësi në incidentin e vitit 1998, ku ishte vrarë Selman Binishi dhe Ramiz Hoxha në Fshatin Bellanicë të Malishevës.Trupi gjykues mori vendim që shpallja e aktakuzës për këtë rast të bëhet të premten më 9 mars./Tv Syri Vision/