Gjakova
Shkronjat

Kjo është kollarja e parë e punuar para gjashtë viteve nga dizajneri i ri nga Gjakova, Elzan Lama.

Edhepse sot ka brendin e tij të kollareve, ai thotë se kur e dizajnoi modelin e parë nuk e kishte menduar se një ditë do të merrej seriozisht me një zanat të tillë. Tradita familjare në rrobaqepësi dhe pasioni për kollare unike kanë bërë që Elzani të nxjerrë në treg dizajnet e tij unike të kollareve, duke i ikur modeleve shabllone të cilat jemi mësuar t’i shohim zakonisht.

Kollaret e brendit Elzan Lama Creatif gjenden në treg në mënyrë online që nga nëntori i vitit të kaluar. Kollaret me Pulla, ato trendi me lule, dhe kollaret për femra janë tri koleksionet e tij të para që kur ka nisur të merret me këtë zanat.

Klientët e biznesit “Elzan Lama Creatif” mund të porosisin kollare edhe sipas shijes së tyre, pra jashtë modeleve të koleksioneve të cilat janë pjesë e tregut. E të interesuarit për kollare kreative ai thotë se janë djem dhe vajza të reja. /Tv Syri Vision/