Gjakova
Shkronjat

Gjimnazi “Hajdar Dushi” sot priti në vizitë udhëheqësit e organizatës së njohur, nga SHBA - Up With People, Paul De Lange, Brad Bungum dhe Arnab Dewan.Ata u pritën nga drejtori Bedri Cahani.

Gjatë kësaj vizite patën mundësinë që të shohin ambientin e shkollës ku ishin të ekspozuara punime të ndryshme të përgaditura nga nxënësit me rastin e festive të marsit. Ata u mirëpritën edhe me këngë dhe muzikë. Në takimin që patën me nxënësit përfaqësuesit e organizatës Up With People treguan për eventin I cili do të mbahet në Gjakovë në fund të muajit Maj. "Ne kemi kënaqësinë që së bashku me komunën e Gjakovës, me nxnësit e kësaj shkolle të jemi pjesë e ngjarjes më të madhe kulturore-ndërkombëtare, ku mbi 100 të rinjë nga mbarë bota do të qëndrojnë për dy javëkëtu , duke promovuar çështjet rinore, bashkëpunimin, diversitetin, paqen, tolerancën dhe vlerat njerëzore. Do të jenë dy javë plot aktivitete për komunitetin, që do të kurorëzohen me dy shfaqje muzikore të nivelit botëror, tha përfaqësuesi I organizatës, Paul De Lange, 

Nga ana tjetër drejtorit Bedri Cahani tha se bashkpunimi në mes të gjimnazit dhe organizatave ndërkombëtare do të jetë I vazhdueshëm. Eventi I cili do të mbahet në muajin maj nuk do do të jetë vetëm një eksperiencë për gjimnazistëtpor edhe për komunitetin.

E nxnënësit i falënderuan ata në gjuhën angleze.

"Është kënaqësi e jona që sot i pritëm në vizitë udhëheqësit e organizatës Up Ëith People dhe duam ti falënderojmë ata dhe të festojmë së bashku në këtë ditë të bukur. Ne jemi të gatshëm që të bashkpunojmë më fqinjët tanë dhe gjithë botën në përgjithësi për një të ardhme më të mirë për  ne të rinjët dhe të gjithë kosovarët."

Por sot gjimnazin “Hajdar Dushi” e vizitoi edhe drejtori I arsimit Bernard Frrokaj I cili uroj nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e ditës së  mësuesit.

Përndryshe eventi I organizuar nga Up with People do të mbahet  me 25 d Maj 2018 deri  me 4 qershor 2018  ku do të ketë aktivitete të ndryshme. /TV Syri Vision/