Gjakova
Shkronjat

Ndryshe prej aktiviteteve të tjera  shkolla fillore “Mazllum Këpuska”  zgjodhi që në kuadër të festave të muajit mars të zhvilloj kuizin e  diturive nga të gjitha lëndët mësimore me nxënësit e klasëve të teta.

Sipas drejtorit Arbënor Pozhegu ky kuiz ka ngërthyer  dijen  dhe shkathtësitë e nxënësve.

Pozhegu tha se në këtë kuiz pati lojëra të ndryshme.

Nga ana tjetër nxnësit thanë se për ta ky kuiz sa është atraktiv aq edhe sfidues.

Në kuizin e diturive klasa më e suksesshme doli VIII 4, në vendin e dytë u rendit klasa VIII 2, pastaj VIII 3 e përcjellur nga VIII 1. Në fund nxënësit morën mirënjohje për suksesin e treguar.Ky kuiz do të mbahet edhe me klasët e shtata dhe nënta dhe tashmë do të jetë tradicionalisht./TV Syri Vision/