Gjakova
Shkronjat

Një ngjarje e veqantë sportive në kuadër të hendbollit filloi sot në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë. Është Turneu Tradicional Ndërkombëtarë “Shqiponja 2000” I cili për të 15- tin vit me radhë mblodhi klube të sukseshsme nga Kosova dhe Evropa.

Këtë vit pjesëmarrëse në këtë turne janë katër klube : “Niksic” nga Mali i Zi, “Niki-Sport” nga Bullgaria, “Metalurg” nga Maqedonia, dhe “Shqiponja” nga Gjakova. Nën përkujdesjen e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe Federatës së Hendbollit Evropian u bë hapja zyrtare e Turneut Tradicional I cili është në konkurencën e Femrave “Shqiponja 2000”.

Nga ana tjetër klubet mysafire thanë se janë përgatitur që në këtë turne të tregojnë rezultate pozitive."Ne jemi të ftuar këtu që 9 vite me radhë.Ne jemi shumë mirënjohës për mikpritjen që na bëjnë saherë që vijmë në Gjakovë. Rezultatet për ne nuk janë me rëndësi për neve rëndësi ka të njoftohemi me vajzayt dhe të kalojmë mirë. Shpresojmë të tregojmë lojë të mirë."

 

Drejtoresha për kulturë rini dhe sport Saranda Hyseni tha se është privilegj që në komunën e Gjakovës organizohet turneu ndërkombëtarë “Shqiponja 2000” i cili ka për qëllim promovimin e sportit të hendbollit.

Ndeshjet u zhvilluan sipas shortit. Ndeshja e parë u zhvillua në mes të KH “Shqiponja” nga Gjakova me “Metalurg” nga Maqedonia,  ndërsa “Niksic” i Malit të Zi u takua me “Niki-sport” nga Bullgaria. Gjysmë finalja e këtij turneu është nesër në orën 12:00, ndërsa Finalja është në orën 14:00 në sallën e sporteve “Shani Nushi”  në Gjakovë. /TV Syri Vision/