Gjakova
Shkronjat

Një person me inicialet V.N nga komuna e Gjakovës ka bërë vetëvrasje në orët e mëngjesit.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës Lirie Podrimaj tha se lajmin për të shtënat në Rrugën “Bajram Curri” policia i mori  në orën 10 e 30 të ditës së sotme.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se personi V.N rreth 45 vjeçar është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë”, tha Podrimaj.Ajo tregoi se “policia në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po merr masat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”./Tv Syri Vision/