Gjakova
Shkronjat

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në fshatin Plloqicë – Malishevë.Me datë 09 mars 2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Në komuniklatëne  lëshuar nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovës mes tjerash thuhet se Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy  persona vëllezër  në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.Viktima janë:Sh.M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1973 dhe B,M, kosovar/ shqiptar,  lindur me 1984.Major Bekim Avdiaj, shefi i sektorit rajonal te hetimeve, drejtoria rajonale e PK-së, Gjakovë, në një konferencë për media ka thënë se dy personat e shoqëruar për intervistim, janë nga i njëjti fshat me dy vëllezërit e vrarë.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura./Tv Syri Vision/