Gjakova
Shkronjat

U takuan për një qëllim të përbashkët. Për ti dalur në ndihmë regjisorit Bekim Lumi i cili po përballet me një sëmundje të rëndë është marrë një iniciativë solidarizuese. Nëser në Gjakovë do të shfaqet filmi dokumnetar  “Me dasht’, me dasht’, me dasht’ ” i regjisorit Ilir Hasanaj.

Kjo iniciativë është mbështetur  nga drejtoria për kulturë rini dhe sport në komunën e Gjakovës dhe nga Grupi i Grave Asambleiste.

 

Një mbështetje ka ofruar edhe parku kulturor “Ali Podrimja”.

Bekim Lumi gjithmonë ka shprehur dashuri e pasion për artin e krijuar prej të rinjve kosovar, prandaj kemi vendosur të shfaqim një prej prodhimeve më origjinale në kinematografinë e vendit tone, thane ata. Vlera e kontributit mund të bëhet tek hyrja me një shumë të pacaktuar, ku secili vendos sipas vullnetit dhe mundësive./TV Syri Vision/