Gjakova
Shkronjat

Gra dhe vajza u mblodhën së bashku për gosti dhe argëtim. Me rastin e 8 Marsit ditës ndërkombëtare të gruas ato zgjodhën që të festojnë në një organizim festiv dedikuar vetëm për femra në hotel President.

Për disponimin e tyre dhe atmosferën festive u përkujdes këngëtari nga Gjakova Kati Zhubi nën shoqërimin e orkestrës “Jakova Band”.

Kënga dhe vallja u gërshëtuan mjaft mirë në këtë mbrëmje…..Të pranishmet patën mundësinë që të argëtohen edhe me humorin e aktorit Sevdai Radogoshi, i cili luajti rolin e zojës zyba…Por Radogoshi përveq humorit ai edhe këndoi së bashku me Katin.

Por se si ishte atmosfera e vlerësuan vetë nikoqiret. Ato thanë se është kënaqësi që festën e 8 Marsit ta shënojmë me një mbrëmje të tillë.

Por mysafire e kësaj mbrëmje ishte kënëgëtarja Ylmize Tafallari. Kënga popullore hijeshoi edhe më shumë mbrëmjen.

Mes këngës përsëri zuri vend humori i pasur nga aktori Radogoshi e kësaj radhe në rolin e dadës puc…Salla e mbushur plot e tregoi më së miri se si këngëtari Kati Zhubi së bashku me orkestrën u përkujdesen që të pranishmet të argëtohen dhe të festojnë në ditën është jo e zakontë por që vlerësohet e veqantë.  Kënga dhe muzika vazhdoi deri në orët e vona. /TV Syri Vision/