Gjakova
Shkronjat

Këshili Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë mandat qeverisës, e madje edhe është kryesuar nga kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Gjatë kësaj mbledhjeje janë caktuar anëtarët e grupit punues për përgatitjen e palnit të punës për vitin 2018. Ndërsa komandanti i stacionit policor të Gjakovës, Kristë Gjokaj ka paraqitur raportin e gjendjes së sigurisë në tre muajt e fundit, që sipas tij ishte më e mira në krahasim me komunat tjera.

Siguria në shkolla, në trafik dhe trajtimi i qenve endacake ishin temat të cilat u diskutuan në mes tjerash në këtë mbledhje, për të cilat cështje edhe u dhanë rekomandime.

Përfaqësues nga shoqëria civile u shprehën se siguria në shkolla duhet të jetë prioritet i institucioneve relevante.

Në lidhje me këtë cështje, Gjini ka thënë se po mundohen që në të gjitha shkollat e Gjakovës të ketë kamera të sigurisë. E Gjokaj tha se kjo siguri është prioritet i tyre por që janë të gatshëm për bashkëpunim në paraqitje të rasteve./Tv Syri Vision/