Gjakova
Shkronjat

Gati pas një viti e gjysëm seancë pas seance  pas ngritjes së aktakuzës ndaj zv. kryeminisrit Fatmir Limajt për krime lufte, gjykata themelore e Gjakovës sot shpalli verdiktin.

Kjo gjykatë gjegjësisht trupi gjykues e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxha e Selman Binishi nga komuna e Malishevës. Në arsyetimin  e gjykatës, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Nikollë Komani, ka deklaruar se nuk është arritur të vërtetohet asnjë lidhje e Limajt me personat që kishin kryer vrasjen e Selmanit e  Ramii.

Më tej gjyqtari Komani ka thënë se gjykata nuk ka rritur të vërtetojë se Limaj ka patur lidhje, apo ka qenë në dijeni për planet e personave të paidentifikuar që kishin kryer krimin.

Përndryshe Hoxha e Binishi ishin vrarë më 2 tetor 1998 në Komunën e Malishevës pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së. Në fjalën përfundimtare prokurorja e rastit Drita Hajdari kishte kërkuar dënimin e Fatmir Limajt për përgjegjësinë komanduese, ngase sipas organit të ndjekjes i akuzuari nuk kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet.

Edhe pas interesimit tonë për të marrë një deklaratë nga zv kryeministri Limaj ai nuk deshi të deklarohet për media por u pa I lehtësuar nga vendimi I gjykatës. /TV Syri Vision/