Gjakova
Shkronjat

Gazmend Berisha, Bahrije Deva –Vehapi dhe Liridon Zeqiri janë tre anëtarët më të rinjë të cilët sot u bënë pjesë e këshillit të veprimit rinor lokal në Gjakovë.

Tashmë rrjetit më të madh të organizatave jo qeveritare iu bashkuan edhe tri organizata tjera e ato janë: Organizata  Eged, organizata e të verbërve si  dhe shoqata për edukim dhe përkujdesjen e familjes. Ata u pritën nga kryetari I KVRL-së Ideal Zhaveli dhe nga anëtarët tjerë. Gjatë këtij takimi përfaqësueseit e këtyre organizatave prezantuan planin dhe qëllimet e tyre.

Nga 38 organizata sa kanë qenë vitin e kaluar,  këtë vit ky numër është reduktuar në 22 organizata të cilat janë aktive. Mirëpo sipas kryetarit të KVRL-së përveq ketyre tri anëtarësimeve në ditët në vijim do të ketë organizata tjera të cilat do të anëtarësohen.

Në këtë takim mes tjerash u tha se qëllimi kryesor I këshillit të veprimit rinor lokal është fuqizimi i të rinjëve në jetën publike dhe rritja standardit jetësor të tyre. /TV Syri Vision/