Gjakova
Shkronjat

Pesë shkolla nga komuna e Gjakovës janë përzgjedhur nga ministria e zhvillimit ekonomik që të zbatohen masat për Efiçiencë të Energjisë, gjë që nënkupton renovimin e tyre në masë pothuajse të tërësishme.

 Shkollat përfituese janë: “Zef Lush Marku” Brekoc, “Haxhi Hoti” Rogovë, “Ardhmëria” Ramoc, “Sylejman Vokshi” Smolicë dhe “Fan Noli” Dujakë. Sipas drejtorit të arsimit Bernanrd Frrokaj në objektet e këtyre pesë shkollave do të investohet në ndërrimin e dyerve dhe dritareve, dyshemeve, konstruksioneve të kulmit, instalimin elektrik , ngrohjen qendrore, termoizolimin dhe fasadimin e jashtëm.

Frrokaj tha se ende nuk dihet shifra e saktë e investimeve mirëpo ai shpreson se punimet për efiçiencë të energjisë do të fillojnë në sezonin veror atëherë kurnuk zhvillohet procesi mësimor.

Efiçienca e energjisë është një projekt I cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në objektet shkollore si dhe ofrimin e një  ambient më të përshtatshëm për nxënësit që të zhvillojnë një mësim në kushte normale. /TV Syri Vision/