Gjakova
Shkronjat

Ashtu siç ka njoftuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës edhe në komunën e Gjakovës sot të gjitha institucionet arsimore iu përmbajtën  grevës njëditore, pra nuk mbajtën mësim shkollat fillore, të mesme dhe universiteti, duke përjashtuar çerdhet.

Kësaj greve iu përgjigjen edhe personeli arsimor I shkollës së mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë. Punëtorët arsimor të të dy ndërrimeve ishin të gjithë bashkë në institucionin arsimor gjatë kohës së grevës dhe në mbyllje të saj ata u shënuan në listat e pjesëmarrësve në grevë.

Për të parë se a po respketohet greva këtu doli për monitorim edhe kryetari I SBASHK-ut dega në Gjakovë , Sali Maliqi.

Përfaqësues të SBASHK-ut kërkojnë nga Qeveria që të zbatojë sa më shpejtë obligimet për të cilat është zotuar vetë duke plotësuar kërkesat legjitime të SBASHK-ut në mënyrë që të mos ketë nevojë në të ardhmen për veprime sindikale, gjegjësisht për greva, të cilat do të ndodhin nëse Qeveria nuk reflekton./TV Syri Vision/