Gjakova
Shkronjat

Sot, është bërë një vit që kur ndërroi jetë aktori i madh Hadi Shehu.

Kurora me lule tek varri i të ndjerit sollën familjarë të tij, por edhe aktorë të teatrit të qytetit të Gjakovës, i cili institucion kulturor tashmë mban emrin e tij. Të gjithë së bashku kanë nderuar jetën dhe veprimtarinë e tij kulturore në skenën e teatrit “Hadi Shehu”. Për familjarët një moment si ky ishte tejet emocionues.

Aktorët e teatrit të Gjakovës, ndarjen nga jeta të aktorit Hadi Shehu, e shohin si një mungesë të madhe. Por, në të njëjtën kohë mendojnë se vepra e tij do të mbetet gjithmonë, dhe do të mbetet një shembull për t’u ndjekur.

Aktori Hadi Shehu ka ndërruar jetë një vit më parë në moshën 68 vjecare pas një sëmundje./Tv Syri Vision/