Gjakova
Shkronjat

Saldim, elektro- instalues, asistent administrativ, kontabilitet, floktari, rrobaqepësi, menagjim I ndërmajrrjeve mikro, janë disa nga profesionet për të cilat qendra regjionale për aftësim profesional në Gjakovë ofron trajnime. Sipas drejtorit Shaban Laha, viti 2017 është cilësuar I suksesshëm, nga 660 kursantë sa ishin të regjistruar,  532 janë certifikuar në profesionet përkatëse.

Por interesim më të madh kursantët e kanë shprehur  në dy profesionet e reja të cilat janë hapur vitin e kaluar,  floktari dhe rrobaqepësi.

Ai përmedni edhe planet përk këtë vit si dhe hapjen e dy kurseve të reja.

Laha tha se gjatë muajit janar dhe shkurt janë certifikuar 70 kursantë  dhe pjesa dërmuese e tyre janë të punësuar. Në këtë qendër  mund të paraqiten të gjithë ata që kanë ndonjë aftësi profesionale , përveq njohurive dhe aftësimit të gjithë mund të certifikohen ,  gjë kjo e cila ndihmon në proceisin e punësimit./TV Syri Vision/