Gjakova
Shkronjat

Mullinjtë me ujë janë ata nga të cilët populli ynë ka siguruar bukën në të kaluarën. Këta mullinjë kanë shërbyer si fabrikat e sotme për përpunimin e drithërave. I tërë mekanizimi i tij lëvizë nga uji. 

Në brendësi është i vendosur një gur i cili është i rrethuar me dërrasa , poashtu është i vendosur edhe një gyp në të cilin hyn misri e pastaj uji i lëviz drunjtë, që janë jashtë mullirit për të bluar misrin ose grurin. Këta mullinjë zakonisht janë vendosur në lugina me prurje të shumta e të vazhdueshme të ujit. Kryeplaku i fshatit Molliq Sokol Bajrami, na tregoi se ky mulli, i ndërtuar pranë një përroske që nuk shteron kurrë, ka rreth 500 vjet jetë dhe sipas tij edhe sot e kësaj dite është në funksion.

Ai e njeh cdo detaj të punës.

Në ditët e sotme, rrallëkund dëgjohet çakallja e ndonjë mulliri, që bën zhurmë duke shtyrë kokrrat e misrit drejt rrotës së gurtë, që sillet vërdallë me ndihmën e fuqisë së ujit.Banorët thonë se janë munduar që ta ruajnë arkitekturën tipike rajonale.

Banorët thonë se intitucionet relevante duhet të tregojnë më shumë interesim, sipas tyre ky mulli duhet të hyjë në sistemin e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Karakteristikë tjetër e fshatit Molliq janë edhe kullat të cilat banorët i kanë ndërtuar pas luftëssë fundit të Kosovës. Përmes këtyre kullave ata kanë ruajtur një trashigimi arkitektonike popullore me një larmi dhe përmbajtje shumë të pasur. Në anën tjetër ajo që të bie në sy  është edhe kjo gurrë e burimit të ujit që banorët e këtushëm e quajnë vrellë. Ajo që e bënë të veqantë këtë burim është pastërtia e tij. Gërshetimi i trashëgimisë kulturore me bukuritë natyre e bëjnë fshatin Molliq si një zonë ku njeriu mund t’i përjetojë të gjitha të mirat e këtij vendi gjatë çdo stine. /TV Syri Vision/