Gjakova
Shkronjat

Me veprimtarinë e blegtorisë janë marrë edhe paraardhësit e tij.

Fermeri Mazllom Delija nga fshati Babaj Bokës të komunës së Gjakovës, thotë se me kultivimin e lopëve u morrën edhe prindërit e tij, e një traditë të tillë po e vazhdon edhe ai së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten tij. Në fermën e tij gjenden gjithsej 20 krerë lopë.

Produktet që përfitohen nga kultivimi i këtyre lopëve, bëjnë që kjo familje të arrijë një standard të mirë jetësor.

Ndërsa në këtë pjesë të oborrit të familjes Delija, janë mbjellur kultura bujqësore, të cilat për momentin i përdorin për nevoja të veta të përditshme.

Në fund fermeri nga fshati Babaj Bokës, na tregoi se asnjëherë nuk aplikuan për grante të cilat u ofruan nga niveli qëndror i qeverisjes dhe ai lokal. Pavarësisht se një gjë të tillë nuk e ka në plan ta bëjë as në të ardhmen, ambiciet e tij për zgjerimin e veprimtarisë së tij nuk mungojnë. /Tv Syri Vision/